Flash

Skandali “Signalgate”/ Trump largon Mike Waltz si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare

Lapsi.al 1 May 2025
Skandali “Signalgate”/ Trump largon Mike Waltz si Këshilltar

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, do të lërë postin e tij dhe do të nominohet për të shërbyer si ambasador në Kombet e Bashkuara. Lajmin e dhanë fillimisht mediat amerikane dhe më pas e konfirmoi edhe Presidenti Donald Trump.

Waltz ishte ai që krijoi grupin e në aplikacionin “Signal”, në të cilin u fut gabimisht edhe një gazetar i cili ishte i pranishëm aty ku zyrtarët më të lartë të administratës amerikane planifikonin sulmet ushtarake në Jemen.

Përfaqësuesit e Trump minimizuan më herët ngjarjen duke u shprehur se nuk kishte pasur kërcënim të sigurisë duke nënvizuar se nuk u shpërnda asnjë material i klasifikuar në atë bisedë. Shtëpia e Bardhë, duket se priti që zhurma e atij që i konsiderua si “Signalgate” të qetësohej para se të ndërmerrte veprime.

LEXO EDHE: Skandali i SMS-ve/ Njerëzit e Trump: E urrej të shpëtojmë përsëri Europën. Parazitë!

Ky veprim vjen në të njëjtën javë që Trump feston 100 ditët e tij të para në detyrë. Në njoftimin e tij Presidenti Trump shkroi se Mike Waltz nuk do të jetë më këshilltari i tij i sigurisë kombëtare.

“Jam i kënaqur të njoftoj se do ta nominoj Mike Waltz për të qenë Ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si Këshilltari im i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në radhë të parë.

LEXO EDHE: Del biseda e plotë/ Ç’thanë zyrtarët e SHBA për sulmin në Jemen dhe talljet për BE

E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit. Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe Botën PËRSËRI TË SIGURTË. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!" – shkroi Trump. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kanadaja voton sot për kryeministrin e ri

Kanadezët shkojnë në qendrat e votimit sot për zgjedhjet e lëna në hije nga tarifat, pasiguria ekonomike dhe kërcënimet e aneksimit nga Shtetet e Bashkuara. ...

13:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI