Flash

Shpërthim në afërsi të një spitali në Tiranë, lëndë plasëse në automjetin e mjekes

Lapsi.al 1 May 2025
Shpërthim në afërsi të një spitali në Tiranë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pranë një parkingu të një spitali në rrugën “Pjetër Budi”, Tiranë. Lënda plasëse është vendosur në automjetin e shtetases Matilda Kaja, mjeke në spitalin privat pranë të cilit ndodhi ngjarja.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar vetëm, dëme materiale.

“Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI