Flash

Rama: Prej kohësh me mua punon kryekëshilltari ekonomik i Kancelares gjermane

Lapsi.al 1 May 2025
Rama: Prej kohësh me mua punon kryekëshilltari ekonomik i Kancelares

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama tha se programi i socialistëve "Shqipëria 2030" nuk është si programi i PD-së, pasi sipas tij forca e tij politike mbështet në analizat e ministrisë së Financave dhe të ekspertëve ndërkombëtarë me të cilët ne punojnë.

Po ashtu Rama sot deklaroi se prej kohësh me të punon kryekëshilltari ekonomik i kancelares gjermane dhe një profesor, drejtues i qendrës për zhvillim ndërkombëtar të Harvardit.

"Se këto që flasim ne për Shqipërinë 2023 nuk janë si programi i bufit dhe Latifit. Këto janë projeksione të mbështetura në analizat e ministrisë së Financave, të ekspertëve ndërkombëtarë me të cilët ne punojmë. Se prej kohësh, me ne, këtu me mua punon kryekëshilltari ekonomik i kancelares gjermane dhe një profesor shumë i nderuar, drejtues i qendrës për zhvillim ndërkombëtar të Harvardit", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI