Flash

Rama në delir: Kur ju them çyrykë, mos e merrni personale

Lapsi.al 1 May 2025
Rama në delir: Kur ju them çyrykë, mos e merrni personale

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kuçovë për takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Rama u ndal edhe një herë tek etiketimi që ka bërë këtë fushatë ndaj kundërshtarëve si çyryk.

Ai u shpreh se askush nuk duhet ta marri këtë si personale, pasi është politike dhe iu drejtohet kundërshtarëve politikë të PD-së.

Më tej foli edhe për kërkesën që iu bëri vajzave të reja nëse kanë të dashurit e tyre demokratë.

"Askush prej tyre, askush nga të tjetër nuk duhet ta marri personale. Është politike. Kush e merr personale të vijë me ne dhe të votojë pesën. U mërzitën se thashë se vajzat socialiste janë në lirinë e tyre të kenë simpati për djemtë demokratë. 11 maji është test të provojnë a janë të kthjellët ata çuna. Ti thonë thjesht më do mua,. Do vish të votosh për në BE, jo nuk vij se do e çoj votën në kënetë. Mund të pranosh me një që hodh votën në kënetë të shikosh me ëmbëlsi.

Më 11 maj do marrin mësimin më të madhe në të gjitha zgjedhjet që kemi bërë. Të gjithë të derdhen lumë në kuti votimi. Më 16 maj vijnë në Tiranë gjithë udhëheqësit e Europës. Kur të vijnë rezultati duhet të dali i qartë se shumica e shqiptarëve do tani të hyjë në BE. Nuk do rrimë ti shpjegojmë tani atyre kush është bufi. Ti biem shkurt te 5 me PS, me kandidatët tuaj. Ne nuk mund ta hedhim në kënetë fatin europian të shqiptarëve", tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI