Flash

Në Madrid të bindur, goli i Mkhitaryan i rregullt: “Në VAR ishte nipi i Negreira…”

Lapsi.al 1 May 2025
Në Madrid të bindur, goli i Mkhitaryan i rregullt: “Në VAR
“Gol i rregullt. Në VAR ishte nipi i Negreira…”: nuk i kursen fjalët Tomás Roncero, gazetar i AS, duke publikuar në X pamjen e golit për 4-3 të Mkhitaryan, i anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje mbrëmë gjatë ndeshjes Barcelona-Inter. Rivaliteti i ndërsjellë mes Real Madrid, i eliminuar nga Champions, dhe Barçës, me të parët që druhen nga një fitore e mundshme finale e blaugranave, shpërthen në rrjetet sociale. Kështu gazetari spanjoll, me gati dy milion ndjekës, përfshin madje edhe akuzat për korrupsion ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të arbitrave spanjollë (akuzë e rrëzuar një vit më parë, ndonëse në një vendim të shtatorit 2023 Gjykata Provinciale e Barcelonës kishte konstatuar pagesa ndaj Negreira dhe djalit të tij nga ana e Barcelonës, me shuma që kalonin nga 70.000 në 700.000 euro në vit). “Skandal, gol që iu anulua Interit. Gjithçka si zakonisht”, lexohet në një postim të dytë të Roncero. Mkhitaryan, pas ndeshjes, kishte deklaruar: “Do ta mbaj mend gjithë jetën”, ndërsa Inzaghi tha hapur: “Nuk e kuptoj pse u anulua.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI