Flash

Lihet në burg shoku i Roan Brahimit, Eris Mehmetaj

Lapsi.al 1 May 2025
Lihet në burg shoku i Roan Brahimit, Eris Mehmetaj

Gjykata e Vlorës ka konfirmuar masën e arrestit në burg për Eris Mehmetaj, i cili u akuzua për sigurim kushtesh për vrasjen e Renato Hoxhajt me 27 prill. Mehmetaj është ndaluar nga policia ditën e djeshme pasi dyshohet se ai ka pasur një rol aktiv në krim.

Sipas informacioneve, Policia e Vlorës identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi ndërsa nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar Mehmenti-autorit para krimit. Automjetit gjithashtu rezulton se i ishin ndryshuar targat.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin, teksa dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 më 27 prill kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur.

Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur. Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.

Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë. Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI