Flash

Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh, mposht Egnatian pas penalltive

Lapsi.al 1 May 2025
Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh, mposht Egnatian

Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian në një ndeshje dramatike që u vendos vetëm pas goditjeve të penalltive.

Sfida përfundoi 2-2 në kohën e rregullt, me Dinamon që kaloi dy herë në avantazh me Itodo Mandelën. Ndërsa Egnatia barazoi fillimisht me Guindon në fund të pjesës së parë dhe më pas me Bakajokon në shtesë. Shtesat prej 30 minutash nuk sollën ndryshim rezultati, ndaj gjithçka u vendos nga pika e bardhë.

Në ruletën e penalltive, Dinamo u tregua më e saktë duke fituar 5-4 dhe siguroi Kupën e Shqipërisë për herë të 14-të në histori.  Ky trofe i mungonte në palmaresin e klubit prej vitit 2003. Me këtë sukses, “blutë” ndërpresin dominimin e Egnatias, e cila kishte fituar dy edicionet e fundit të Kupës.

Merita të veçanta i takojnë trajnerit Ilir Daja, që në sezonin e tij të parë në krye të Dinamos rikthen skuadrën te trofeu. Ndërkohë, për trajnerin Tetova mbetet të synojë titullin kampion, në sfidat e Final 4.

Dinamo në finalen e Kupës me “poker”: Vllaznia rikuperon tre gola, por nuk mjafton

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI