Flash

“Çyryk! Delenxhi! Do t'ju hamë të gjallë”/ Ç’ndodhi mes Edi Ramës dhe Tomor Alizotit

Lapsi.al 1 May 2025
“Çyryk! Delenxhi! Do t'ju hamë të

Një deklaratë e drejtuesit politik të PD-së për qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Tomor Alizoti e ka përfshirë atë në replika me kryeministrin Edi Rama. Gjatë një takimi të zhvilluar në Librazhd, Alizoti i paralajmëroi kundërshtarët që të mos preknin votën.

“Një mesazh për ju që jeni cepave dhe u shkoni njerëzve nëpër shtëpi për t’ju marrë votat. Mos harroni që ne kemi mundur baballarët tuaj, që kishin tanke, polici dhe ushtri! Juve do t’ju hamë të gjallë!”, - tha ai.

Kjo deklaratë është sjellë në vëmendje nga kryeministri Rama gjatë një takimi në Kuçovë

“Ludoviku thoshte do u hamë të gjallë’. Kështu, Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal” – tha Rama.

Këtyre fjalëve Alizoti u është përgjigjur në rrjetet sociale.

“Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmë-opingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë”, - shkruan ndër të tjera Alizoti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

DW: Pse po dështon Kuvendi i Kosovës

Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj. Shkak janë mospajtimet mes partive politike më të mëdh...

22:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI