Flash

Trafikuan kànabis në Greqi, arrestohen dy persona, 2 të tjerë në kërkim

Lapsi.al 30 April 2025
Trafikuan kànabis në Greqi, arrestohen dy persona, 2 të

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi trafikuan 56 kg kanabis në Greqi në 2024. Ndërkohë në kërkim janë shpallur 2 persona të tjerë.

Gjihashtu, ekzekutohet masa "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik", për një punonjës të DPSHTRR, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Sekuestrohet 1 automjet i dyshuar i përdorur në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi 6-mujor të kryer me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, në Greqi, u finalizua faza e dytë e operacionit policor antidrogë të koduar “Shufrat”. Gjatë kësaj faze:

- u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe I. O., 62 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Trafikim i narkotikëve", kryer në bashkëpunim. (Shtetasi I. O., aktualisht i arrestuar në Malin e Zi, për të njëjtën vepër penale);

- u shpallën në kërkim shtetasit F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe E. O., 24 vjeç, banues në Durrës, për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u arrestuan më datë 18.11.2024, pasi tentuan të trafikonin në Greqi, 56 kg cannabis sativa, që e kishin fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit.

-Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik", për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i DPSHTRR, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", pasi nga hetimet dyshohet se ka ndryshuar targat dhe pronësinë e automjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.3 lekë...

08:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI