Flash

Meta: Pas 11 majit, Shqipëria do të jetë sërish Madhështore

Lapsi.al 30 April 2025
Meta: Pas 11 majit, Shqipëria do të jetë sërish

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sjellë në rikujtesë projektin “Korridorit 8”. Ai e cilësuar si një ndër sfidat më të mëdha të mandatit të tij si kryeministër.

Gjithashtu Meta vë në dukje se ndërtimi i segmenteve kyçe të këtij korridori u realizua me shpejtësi dhe përballë vështirësive të mëdha financiare, ndërsa krahasoi koston e tyre me çmimet që, sipas tij, janë ‘plaçkitëse’ nën qeverisjen aktuale. Ai premton rikthimin e investimeve të mëdha infrastrukturore pas zgjedhjeve të 11 majit.

Postimi:

Faza e parë e "Korridorit 8" ishte një sfidë madhore për vendin dhe kujtoj se si me shpejtësi, përfunduan dhe inaugurova, si Kryeministër, segmente rrugore të njëpasnjëshme duke kapërcyer edhe vështirësi financiare tepër të mëdha.

Segmente si Durrës- Rrogozhinë, Rrogozhinë-Elbasan,Elbasan-Librazhd, Librazhd-Qafthanë ishin disa nga këto segmente që lidhnin Portin e Durrësit me Maqedoninë.

Të gjithë këto vepra, u realizuan me cmime 10-15 herë më të ulëta se sa cmimet plaçkitëse të Narkoqeverisë së sotme.

Gjithmonë vështirësive të mëdha ju kam qëndruar përballë dhe i kam kapërcyer.

Pas fitores së 11 Majit, do të rikthejmë infrastrukturën madhështore që meritojnë shqiptarët, eksperienca shumë e sukseshme dhe vendosmëria nuk na mungojnë për ta bërë këtë.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI