Flash

Iu vajtën zarfet bosh, KQZ ridërgon fletët e votimit për 6 emigrantë

Lapsi.al 30 April 2025
Iu vajtën zarfet bosh, KQZ ridërgon fletët e votimit për 6

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka njoftuar se ka ridërguar fletët e votimit për 6 emigrantë të cilëve zarfet iu dorëzuan bosh. Këto fletë votimi janë dërguar përkatësisht në shtetet në Itali, Gjermani, Francë, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas vendimit, në zarfin B të ridërguar do të vendoset një QR Code i ri, i ndryshëm nga ai i mëparshmi, për të garantuar sigurinë dhe identifikimin e saktë të procesit. Rasti i ridërgimit do të shënohet në një procesverbal të veçantë nga Drejtoria e Votimit nga Jashtë, i cili më pas do të dorëzohet në protokollin zyrtar të KQZ-së.

"Ridërgimin e dokumentacionit zgjedhor për zgjedhësit, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi. QR Code i cili vendoset në zarfin B që do t’ju dërgohet këtyre zgjedhësve, duhet të jetë i ndryshëm nga ai që përmbante zarfi B i dërguar më parë. Për këta zgjedhës do të administrohet vetëm dokumentacioni zgjedhor i ridërguar.

Drejtoria përgjegjëse për votimin nga jashtë shënon rastin në një procesverbal të veçantë, të cilin e depoziton në protokollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund tё bёhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij," thotë KQZ.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI