Flash

Grabitja e banesës në Lezhë, vihen në pranga tre të rinj

Lapsi.al 30 April 2025
Grabitja e banesës në Lezhë, vihen në pranga tre të

Policia ka zbardhur dinamikën e vjedhjes me dhunë të ndodhur në banesën e një të moshuari, në fshatin Gajush, Lezhë. Tre të rinj kanë rënë në pranga pasi dyshohen se vodhën shtëpinë e një 66-vjeçari. Sekuestrohen 5 celularë, si dhe 2 automjete të përdorura gjatë vjedhjes.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”.

Arrestohen 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së disa shumave parash dhe 1 arme gjahu, në banesën e të 66-vjeçarit. Njëri prej bashkëpunëtorëve u kap në tentativë për të ikur nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Muriqan.

Procedohet penalisht babai i njërit prej të arrestuarve, për përkrahje të autorëve. Sekuestrohen 5 celularë, si dhe 2 automjete të përdorura gjatë vjedhjes.

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, zbardhën dinamikën e rastit dhe arrestuan autorët e dyshuar.

Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), A. S., 21 vjeç, banues në Korçë dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë (u kap nga shërbimet e PKK Muriqan, në dalje).

Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025.

Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit K. N., shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.3 lekë...

08:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI