Flash

Trump telefonoi i acaruar Jeff Bezos/ Shtëpia e Bardhë: "Amazon" i shërben Kinës

Lapsi.al 29 April 2025
Trump telefonoi i acaruar Jeff Bezos/ Shtëpia e Bardhë:

Shumë i zemëruar, Donald Trump, i telefonoi miliarderit Jeff Bezos për t’i shpallur luftë pasi kompania e tij Amazon njoftoi se do të përfshijë koston e tarifave të reja në çmimin e produkteve. Pak para telefonatës së presidentit, Shtëpia e Bardhë e kritikoi publikisht veprimin e tij si një "akt armiqësor dhe politik" kundër Amerikës.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se sapo kishte folur me Presidentin Trump në lidhje me vendimin e bujshëm të Amazon. Ajo tha se mesazhi i Trump ishte i qartë: "Ky është një veprim armiqësor dhe politik nga Amazon". Presidenti kishte reaguar menjëherë ndaj lajmit se Amazon planifikonte të publikonte koston e tarifave për vende si Kina së bashku me çmimin e çdo produkti në shitje në faqen e internetit.

Leavitt shprehu zemërim duke e akuzuar atë se po vepronte në mënyrë partiake. “Pse nuk e bëri Amazon këtë kur administrata Biden e rriti inflacionin në nivelin më të lartë në 40 vjet?" - pyeti ajo. Dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë zbuluan për CNN se presidenti i telefonoi personalisht Jeff Bezos për të shprehur pakënaqësinë e tij.

"Sigurisht që ai ishte i acaruar", tha një ndihmës i Shtëpisë së bardhë për CNN. "Pse një kompani multimiliardë dollarëshe duhet t'ua kalojë kostot konsumatorëve?" – shtoi ai. Menjëherë pas telefonatës, një zëdhënës i kompanisë Amazon i tha Reuters se ata nuk kishin ndërmend të miratonin etiketimin e tarifave në faqen e tyre të internetit, por konfirmuan se e kishin shqyrtuar idenë. Trump u konfirmoi gazetarëve se foli me Bezos dhe se dy miliarderët i kishte zgjidhur gjërat.

"Jeff Bezos ishte shumë i sjellshëm. Ai ishte brilant. Ai e zgjidhi problemin shumë shpejt dhe bëri gjënë e duhur", tha Trump. "Ai është një djalë i mirë", shtoi ai. Më herët, Leavitt akuzoi Amazon se shërbente si një mjet i gatshëm i propagandës kineze.

"Nuk është surprizë sepse, siç shkroi së fundmi Reuters, Amazon ka bashkëpunuar me një pjesë të propagandës kineze. Pra, kjo është një arsye tjetër pse amerikanët duhet të blejnë produkte amerikane", - tha Leavitt gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Leavitt citoi një lajm të dhjetorit 2021 që detajonte se si Amazon bashkëpunoi me një pjesë të aparatit të propagandës së Kinës për të krijuar një portal të veçantë shitjesh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kanadaja voton sot për kryeministrin e ri

Kanadezët shkojnë në qendrat e votimit sot për zgjedhjet e lëna në hije nga tarifat, pasiguria ekonomike dhe kërcënimet e aneksimit nga Shtetet e Bashkuara. ...

13:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI