Flash

Rama: Roskoveci është burrë, por u formësua nga një grua

Lapsi.al 29 April 2025
Rama: Roskoveci është burrë, por u formësua nga një

Kryeministri Edi Rama vizitoi Roskovecin, ku prezantoi kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në hyrje të fjalës së tij, ai u shpreh me humor, duke thënë se “kam pasur përplasje me disa burra, por ç’të bëj unë që Roskoveci është burrë, ndërsa ajo që e ka formësuar kështu është një grua”.

Më tej, Rama u ndal edhe tek sondazhet e fundit që tregojnë Partinë Socialiste si forcën kryesore politike në vend dhe një shumicë qytetarësh që besojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur.

Ai kritikoi mënyrën se si analizohen këto sondazhe nga disa aktorë, duke i akuzuar ata për fyerje ndaj qytetarëve, pasi i trajtojnë sikur janë të blerë apo të manipuluar.

“Kur erdha në Fier, më thanë sa shumë ka ndryshuar, duke marrë parasysh se si ishte braktisur. Kjo është një përvojë tjetër, nuk kam si ta fsheh.

E di që me disa lloje burrash jam futur në konflikte këto kohë. Roskoveci është burrë, por kush e ka bërë Roskovecin kështu është grua. Se kur ishte burrë në dorë të burrave ju e dini si ishte Roskoveci, copë-copë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI