Flash

Operacioni “Top Sekret”, forca të shumta policore mësyjnë Ksamilin

Lapsi.al 29 April 2025
Operacioni “Top Sekret”, forca të shumta policore

Prej orëve të vona të mbrëmjes të së hënës, dhjetëra forca policore kanë mësyrë në qytezën e Ksamilit. Bëhet fjalë për një operacion “Top-Sekret” që po zhvillohet nga forcat operacionale, ato të FNSH në bashkëpunim me policinë e Sarandës.

Mësohet se policia është vënë në ndjekje të disa personave me rrezikshmëri të lartë, të cilët ende nuk janë lokalizuar. Dy furgonë me efektivë të FNSH po krehin zonën nga Ksamili deri në Butrint, ndërkohë që janë ngritur edhe pika kontrolli në hyrje-daljet e qytezës.

Agjentë ndërkohë prej paradites së sotme po kqyrin kamerat e sigurisë në disa biznese për të lokalizuar të dyshuarit. Burime konfidenciale bëjnë me dije se dyshohet të ketë pasur edhe përplasje mes autorëve të dyshuar dhe policisë dhe për këtë shkak është dashur ardhja e forcave shtesë.

Hyrje-daljet po kontrollohen nga efektivë të forcave “Shqiponja” ndërkohë që operacioni pritet të shtrihet deri në kufirin shqiptaro-grek në Bashkinë Konispol.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI