Flash

Trump tha se Zelensky ishte i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë

Lapsi.al 28 April 2025
Trump tha se Zelensky ishte i gatshëm t’i dorëzojë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i konsideron propozimet e fundit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për lëshime të gjera territoriale nga ana e Ukrainës në favor të Rusisë si shumë largvajtëse.

"Ukraina mund ta kishte arritur vetë një gjë të tillë, si të thuash përmes një kapitullimi një vit më parë”, tha politikani i socialdemokrat në emisionin "Bericht aus Berlin".

Ndihmat për Ukrainën do të vazhdojnë

Pistoriusi e siguroi Ukrainën për ndihma të mëtejshme ushtarake nga Gjermania - edhe në rast të ndërprerjes së mbështetjes amerikane. Kjo është përcaktuar qartë edhe në marrëveshjen e koalicionit, theksoi ai. "Nëse Ukraina bie, nëse Putini e fiton këtë luftë, pra e pushton Ukrainën, qoftë edhe vetëm pjesë të mëdha të territorit të saj, atëherë ky do të jetë një kërcënim maksimal për territorin e NATO-s dhe, madje, edhe për vendet fqinje si Moldavia dhe Gjeorgjia”, tha Pistorius.

Siguria dhe paqja në Evropë

Të gjithë duhet ta kenë të qartë: "Kjo nuk ka të bëjë vetëm me solidaritetin me Ukrainën, por ka të bëjë me sigurinë dhe paqen tonë në Evropë.”

Ukraina e di, tha Pistorius, se një marrëveshje armëpushimi e qëndrueshme dhe e besueshme ose një zgjidhje paqeje "mund ose do të çojë gjithashtu në lëshime territoriale". Ai vetë nuk do t'i lidhte këto me kufijtë territorialë. Në fund të fundit ato duhet të jenë në përpjesëtim me garancitë e sigurisë për të ardhmen./ DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.4 le...

08:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI