Flash

Rama - të rinjve: ‘Shkundni’ votën për PS, ju ka ardhur fati në dorë që të qeshni

Lapsi.al 28 April 2025
Rama - të rinjve: ‘Shkundni’ votën për PS, ju ka

Në një takim me të rinjtë, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë historike të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si një “amanet ndër breza”. Ai u bëri thirrje të rinjve që më 11 maj të votojnë për Partinë Socialiste, si një hap vendimtar drejt marrjes së pasaportës europiane dhe përfitimeve që vijnë me të.

Rama theksoi se sot shqiptarët janë ende “të huaj” për BE-në, por me anëtarësimin, qytetarët do të kenë të drejtën të lëvizin dhe të punojnë lirisht në çdo vend të unionit, njësoj si çdo shtetas europian. Ai shtoi se me pasaportën europiane, të rinjve u njihet përvoja e punës, përfitojnë akses në tregun e përbashkët të punës dhe madje mund të zgjidhen si eurodeputetë.

Kryeministri theksoi se Shqipëria do të përfitojë ekonomikisht nga anëtarësimi, duke përmendur mbështetjen financiare me 1 miliard euro në vit, nga të cilat 90% do të jenë grante. Ai e përmbylli fjalën me një thirrje për të votuar për integrimin, për të ndihmuar në përmbushjen e një ëndrre të vjetër dhe hapjen e një perspektive të re për vendin.

Edi Rama takim me të rinjtë: Ne sot me pasaportën që kemi, jemi të huaj për BE-në. Pasaporta europiane iu jep një tjetër status, atë të barabartë me vendet e Bashkimit Europian. Shqiptarët do trajtohen njësoj si të gjithë europianët. Për të lëvizur për punë, mund të shkoni ku të doni. Siç sot lëvizni nga një qytet shqiptar në tjetrin, mund të shkoni në çdo qytet të Europës. Me atë pasaportë, mund të zgjidhesh edhe eurodeputet nëse merr votat. Kemi një Shqipëri tjetër, një Shqipëri të re. Mund të lëvizni lirshëm në gjithë territorin e BE-së. Me pasaportën e BE, ju njihen vitet e punës që keni punuar në një vend të Bashkimin Europian.

Shqipëria fillimisht do jetë vend përfitues pasi të hyjë në BE, që të mund të zhvillohemi. Nga hyrja në atë shtëpi, përfitojmë buxhet ekstra. Me hyrjen në BE, marrim 1 miliard euro në vit, ku 90 përqind janë grante. Jepni kontributin tuaj me votë për të pasur pasaportën e BE-së. Ju ka ardhur fati në dorë që të qeshni, por jo të talleni. Më 11 maj t’i japim mundësi këtij populli dhe këtij vendi që të lënë në vend një amanet shumë të vjetër dhe të hapin perspektivë të re.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI