Flash

Rama “ngacmon” të riun: Mos i rri mbi qafë asaj, se ka ardhur për mua jo për ty

Lapsi.al 28 April 2025
Rama “ngacmon” të riun: Mos i rri mbi qafë asaj, se ka

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë pasdite zhvilloi një takim në Tiranë me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”.

Rama u shpreh i kënaqur që i shikon të gjithë bashkë, ndërsa pa nisur ende fjalën, nuk i kurseu ‘ngacmimet’ për ta. Ai e ndali vështrimin tek një i ri duke bërë batuta me të.

“Me ty e ka, më shif mua, shif nga unë, dëgjo mua, mos i rri asaj mbi qafë, se ka ardh për mua s’ka ardh për ty. Kishte dhe atë shkopin e flamurit dhe e tundte, dhe i rrinte asaj… shif mu”, tha Rama me humor.

Në vijim të fjalës, Rama u fokusua te rëndësia e votimit për herë të parë, teksa tha se këtë 11 maj, sërish është mundësia për një vendim historik, duke iu referuar votimit për PS në mënyrë që Shqipëria të futet në BE.

“Dëshiroj që ta dini si votues të parë se nuk qëllon çdo herë, madje shumëkujt mund t’i qëllojë të votojë gjithë jetën dhe mos ta ketë mundësinë të shkojë në votim, dhe në dorën e tij, tek vota e tij të ketë edhe privilegjin që të kontribuojë për diçka historike.

Faktikisht Shqipëria ka afro 35 vjet që voton, por një herë vetëm shqiptarët kanë pasur zgjedhje, kur në dorën e tyre ka ardhur historia dhe kur vajtja në kutitë e votimit ishte takim me historinë, kjo ndodhi kur iu dha mundësia të zgjedhin pas shumë dekadash, dhe kur iu dha mundësia të vendosin drejtimin e vendit, për të shkuar para jo jo pas, për të zgjedhur Shqipërinë në BE apo larg BE. Në 11 maj është rikthyer mundësia në duart e shqiptarëve për të bërë histori në ditën e votimit”, tha kreu i PS.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI