Flash

Dy aksidente me 9 të plagosur/ Mjeti përplaset me trafikndarësen, merr flakë

Lapsi.al 28 April 2025
Dy aksidente me 9 të plagosur/ Mjeti përplaset me trafikndarësen,

Dy aksidente me nëntë të plagosur u regjistruan përgjatë së dielës në Lushnjë. Aksidenti i parë i rëndë u regjistrua në Bay Pasin Pluk- Savër ku një mjet tip range Rover me targa AV 674 doli nga rruga, duke u përplasur me trafikndarësen dhe më pas shpërtheu në flakë. Si pasojë e përplasjes u plagosën 5 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sipas burimeve policore në automjet udhëtonin Alfred, Ramis, Akile, Valbona dhe Besard Krasniqi.

Ata ndodhen në spitalin e Lushnjes dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore. Shkak për përplasjen dyshohet të jetë bërë shpejtësia mbi normën e lejuar dhe lagështia në rrugë. Ky aks rrugor është problematik për drejtuesit e mjeteve sa herë bie shi, sepse mban ujë.  Aksidenti i dytë ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Tre mjete u përplasën në seri, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Katër persona janë transportuar në spitalin e Lushnjes për ekzaminime shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI