Flash

Bardhi:Familjarët e kandidates së PD po intimidohen nga policia me urdhër të Ballukut

Lapsi.al 28 April 2025
Bardhi:Familjarët e kandidates së PD po intimidohen nga policia me

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar me akuza drejtuar zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e lidhur atë drejtpërdrejtë me aktet e presionit të ushtruara ndaj familjarëve të kandidates së PD-së në Fier, Silva Hasaj.

Sipas Bardhit, përdorimi i Policisë së Shtetit si instrument politik nën urdhërat e Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama përbën një kërcënim serioz ndaj demokracisë dhe stabilitetit në vend. Ai paralajmëroi se këto veprime nuk do të mbeten pa pasoja dhe theksoi se askush, përfshirë drejtuesit më të lartë politikë, nuk është mbi ligjin.

Reagimi i plotë:

Dënoj me forcë çdo akt presioni dhe intimidimi që Policia e Shtetit, nën ndikimin e drejtpërdrejtë politik, ka ushtruar ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD, znj. Silva Hasaj. Këto veprime përfaqësojnë një përshkallëzim të rrezikshëm të përpjekjeve për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e lirë të tyre përmes shantazhit dhe dhunës institucionale.

Kjo është një shfaqje e qartë e kapjes së shtetit, ku organet e rendit, në vend që të jenë në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, përdoren si instrumente të pushtetit për të goditur kundërshtarët politikë. Tentativa për të shkrirë bashkë Policinë e Shtetit, politikën dhe krimin e organizuar, është një rrezik serioz për demokracinë dhe stabilitetin e vendit.

Ky akt i përsëritur i përfshirjes së Policisë së Shtetit në këtë fushatë zgjedhore në qarkun Fier, garantoj se nuk do të mbeten pa pasoja. Edi Rama dhe Belinda Balluku, që i urdhërojnë dhe ata që i zbatojnë do të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë përpjekje për të frikësuar opozitën nuk do të ketë sukses.

I bëjmë thirrje OSBE/ODIHR dhe çdo institucioni ndërkombëtar të monitorojë nga afër sjelljen e Policisë së Shtetit në zgjedhje dhe çdo përpjekje për të minuar standardet demokratike në një proces zgjedhor.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.4 le...

08:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI