Flash

Evra kërkon të rrahë në oktagon "kafshuesin": larje hesapesh me Suarez në MMA

Lapsi.al 27 April 2025
Evra kërkon të rrahë në oktagon "kafshuesin":
Patrice Evra ka njoftuar për gjithë botën jetën e tij të dytë sportive: do të ngjitet në oktogon, në botën e MMA-së (artet marciale të përziera), për të cilën ish-kampioni i futbollit është stërvitur ashpër prej kohësh. Dhe për ndeshjen e tij të parë, që tashmë ka një datë, më 23 maj, ai ka shprehur edhe dëshirën se me kë do të donte të përballej. Do të ishte një kundërshtar i veçantë: Luis Suarez, duke rizgjuar një rivalitet të vjetër që daton nga koha e Premier League dhe që nuk është zgjidhur kurrë, edhe pas kaq vitesh.

Çfarë ndodhi mes Evra dhe Suarez në Premier League

Midis Luis Suarez dhe Patrice Evra nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira. Janë më shumë se 10 vite që të dy nuk e kanë zgjidhur ende një çështje që i përket kohës së Premier League. Më saktësisht, duhet të kthehemi në nëntor 2011, kur Luis Suarez u ndëshkua rëndë nga Federata Angleze e Futbollit, pasi francezi e akuzoi atë për fyerje raciste gjatë një ndeshjeje mes Liverpool dhe Manchester United. Në atë periudhë, sulmuesi uruguaian u pezullua për plot tetë ndeshje, pavarësisht mohimit të vazhdueshëm të akuzave që iu drejtuan. Disa kohë më vonë, pati një tjetër përballje mes Suarez dhe Evra, që kulmoi me refuzimin e famshëm të Pistoleros për t’i dhënë dorën Evras para fillimit të ndeshjes.

Evra cinik, i kujton Chiellinin: “…mund të më kafshojë edhe mua”

Plagë të vjetra që kanë dalë sërish në sipërfaqe pas shumë vitesh dhe që vetë Evra i ka rikthyer me rastin e njoftimit të tij për debutimin e afërt në botën e MMA-së. Ish-ylli i futbollit francez po përgatitet për debutimin e tij absolut së bashku me mikun e tij dhe yllin e Professional Fighters League (PFL), Cédric Doumbé: “Prej vitesh po stërvitem me më të mirët në botë dhe ata do t’ju thonë se jam gati për këtë. Do të jap një spektakël në Accor Arena më 23 maj, ndaj ejani ta shikoni”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, i gatshëm për sfidën e re. Në të cilën ka zgjedhur edhe kundërshtarin e tij: “Më pyetën kë dua të përballem. U thashë: Luis Suarez… Do ta paguaj nga xhepi im… por ai mund edhe të më kafshojë”, ka shtuar Evra, duke hedhur edhe një herë provokimin në kujtim të gjestit të Pistoleros gjatë Botërorit 2014 në Brazil, kur kafshoi në shpatull Giorgio Chiellini.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI