Flash

Përfundon raundi i tretë i negociatave mes SHBA-së dhe Iranit për çështjet bërthamore

Lapsi.al 26 April 2025
Përfundon raundi i tretë i negociatave mes SHBA-së dhe Iranit

Pas negociatave të gjata, raundi i tretë i bisedimeve për programin bërthamor të Iranit midis Teheranit dhe Uashingtonit përfundoi sot pasdite, nën ndërmjetësimin e Omanit, sipas televizionit shtetëror iranian.

"Delegacioni iranian i kryesuar nga Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi dhe delegacioni amerikan i kryesuar nga i dërguari i Presidentit Trump, Steve Witkoff, po kthehen në kryeqytetet e tyre përkatëse për konsultime", tha një i dërguar i televizionit shtetëror nga kryeqyteti i Omanit, Muscat.

Më herët sot, agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA raportoi se Teherani ishte i gatshëm të zgjaste bisedimet nëse është e nevojshme. Negociatat e nivelit teknik, të cilat do të zhvillohen paralelisht, pritet të drejtohen nga Michael Anton, drejtori i planifikimit të politikave të Departamentit të Shtetit, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

Takimi në nivel teknik mes ekspertëve është planifikuar të zhvillohet përpara atij të zyrtarëve të lartë të të dyja palëve. Pas raundit të dytë të negociatave të mbajtura në Romë fundjavën e kaluar, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë bisedimet. Madje, takimi i 19 prillit u cilësua si “i mirë” nga të dyja palët.

“Që negociatat të përparojnë, pala tjetër duhet të tregojë vullnet të mirë, seriozitet dhe realizëm”, tha dje, të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI