Flash

AKU konfirmon prani të lartë të aflatoksinës në disa mostra qumështi

Lapsi.al 26 April 2025
AKU konfirmon prani të lartë të aflatoksinës në disa

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar praninë e aflatoksinës M1, një substancë që në nivele të larta mund të jetë kancerogjene, në disa mostra të qumështit dhe nënprodukteve të tij të analizuara në qytetin e Vlorës.

Gjatë monitorimeve të rregullta dhe pas marrjes së informacioneve, AKU ka kryer analiza mbi 26 mostra qumështi të mbledhura në Vlorë gjatë periudhës janar-prill 2025. Nga këto analiza, 10 mostra kanë rezultuar me nivele të aflatoksinës M1 mbi limitet e lejuara nga standardet e sigurisë ushqimore.

Sipas të dhënave, rreth 40% e mostrave të analizuara kanë treguar prezencë të kësaj substance në nivele që kërkojnë veprim. AKU ka bërë të ditur se menjëherë pas konfirmimit të rezultateve, ka nisur verifikimet në pikat e shitjes ku dyshohej se ishin shpërndarë produktet e prekura.

Analizat e kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) kanë konfirmuar natyrën e substancës si aflatoksinë M1, e cila njihet si një substancë me potencial kancerogjen dhe gjenotoksik, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët.

AKU ka njoftuar se të gjitha produktet e identifikuara si të kontaminuara janë tërhequr nga tregu në mënyrë preventive. Autoritetet po punojnë për të siguruar që konsumatorët të mos kenë më akses në këto produkte.

Aflatoksina M1 është një metabolit i aflatoksinave, toksina të prodhuara nga myku që mund të zhvillohet në ushqime si drithërat. Ajo mund të kalojë në qumështin e kafshëve që ushqehen me foragjere të kontaminuara. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar aflatoksinën si një substancë me potencial kancerogjen.

AKU po vijon hetimet për të përcaktuar burimin e kontaminimit dhe për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen. Konsumatorët në Vlorë këshillohen të jenë të informuar dhe të ndjekin njoftimet e AKU-së në lidhje me sigurinë ushqimore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI