Flash

Kina sfidon Presidentin Trump, heq sanksionet ndaj Bashkimit Europian

Lapsi.al 25 April 2025
Kina sfidon Presidentin Trump, heq sanksionet ndaj Bashkimit Europian

Mes pakënaqësisë së përbashkët që kanë ngjallur tarifat e ashpra të Donald Trumpit, Kina po tenton përmirësimin e raporteve me BE-në.

Pekini dhe Parlamenti Europian janë në “fazën finale” të diskutimeve lidhur me heqjen e sanksioneve ndaj ligjvënësve të tij, si pjesë e një lëvizjeje për t’i hapur derën zbutjes së raporteve mes Kinës dhe bllokut.

Një zëdhënës i PE-së pohoi se “diskutimet me autoritetet kineze po vazhdojnë dhe janë drejt fundit”.

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, sipas zëdhënësit, do të “informojë fillimisht krerët e grupeve kur autoritetet kineze të konfirmojnë zuryarisht heqjen e sanksioneve”.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë rinisja e raporteve me Kinën”, nënvizoi ai.

Diskutimet për heqjen e sanksioneve vijnë në kohën kur Pekini po tenton të bëjë përparim në mesin e luftës tregtare me administratën Trump.

Përballë tarifës 145 për qind të vendosur nga SHBA-ja, që është dhe tregu më i madh për eksportet e Kinës, Pekini tani po kërkon të përmirësojë raportet me Bashkimin Evropian pasi për vite të tëra kishte raporte të tensionuara me unionin 27 anëtarësh.

Kina i vendosi në vitin 2021 sanksionet kundër disa anëtarëve të Parlamentit Europian, pasi Brukseli kishte përdorur masat të ngjashme kundër zyrtarëve kinezë dhe entiteteve për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve të tjera myslimane, si kazakët etnikë dhe kirgizët, në provincën kineze Shinxhang.

PE-ja iu përgjigj asokohe masave të Kinës me ngrirjen e ratifikimit të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Investimeve BE-Kinë, e cila synonte thellimin e raporteve mes këtyre dy tregjeve masive.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:22

Parashikimi i motit për këtë të premte

Dita e premte do të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm. Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 24 gradë. Era do të fryjë me drejt...

07:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI