Flash

Dhunonte bashkëshorten dhe e kanoste me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari në Kamëz

Lapsi.al 25 April 2025
Dhunonte bashkëshorten dhe e kanoste me armë zjarri, arrestohet

Një krim në familje është parandaluar në Kamëz, ku një 40-vjeçar ka tentuar të vrasë me pistoletë gruan e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në Kamëz.

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, me armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit.

Shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:22

Parashikimi i motit për këtë të premte

Dita e premte do të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm. Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 24 gradë. Era do të fryjë me drejt...

07:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI