Flash

Arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e spitalit në Dibër

Lapsi.al 25 April 2025
Arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e spitalit në Dibër

Vetëm dy muaj pas shkarkimit nga detyra, ish-drejtoresha e Spitalit të Peshkopisë, Irini Shehu u vu në pranga nga policia, ndërsa dyshohet se ka kërcënuar e përndjekur disa persona.

Sot Gjykata e Dibrës ka dhënë masën arrest shtëpie për 44-vjeçaren.

Sipas uniformave blu të Dibrës, ish-drejtoresha ka përndjekur drejtorin aktual të Spitalit të Peshkopisë, Rruzhdi Deda, që e zëvendësoi në këtë detyrë pas shkarkimit të saj, për shkak se goditi me mjete metalike shefin e Financës të spitalit, Shaban Uklala.

Pas ngjarjes, gjykata urdhëroi që 44-vjeçarja të mos ushtrojë më detyrën si mjeke pranë spitalit, urdhër që është thyer këtë të mërkurë nga ish-drejtoresha, e cila ka shkuar në ambientet e Spitalit Rajonal të Peshkopisë dhe ka debatuar me punonjësit.

Kanë qenë pikërisht këta të fundit, që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në ambientet e spitalit, duke prangosur 44-vjeçaren.

Pas shkarkimit nga detyra për dhunën e ushtruar ndaj punonjësit Uklala, ish-drejtoresha Shehu, e cila hetohej në gjendje të lirë, ishte denoncuar edhe nga punonjës të tjerë të spitalit për fyerje dhe kërcënime me mesazhe dhe thirrje telefonike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI