Flash

Viza amerikane/Nga 30 maj nis përdorimi i sistemit të ri të takimeve

Lapsi.al 24 April 2025
Viza amerikane/Nga 30 maj nis përdorimi i sistemit të ri të

Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.

Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.

Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.

‘Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara”, theksohet në njoftimin e ambasadës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI