Flash

Trump: Mbetet vetëm që Zelenskyy të bie dakord

Lapsi.al 24 April 2025
Trump: Mbetet vetëm që Zelenskyy të bie dakord

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ai ka bërë një marrëveshje me Rusinë për një armëpushim në Ukrainë dhe se gjithçka që mbetet është që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të bie dakord.

"Unë mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelensky (...) Mendova se do të ishte më e lehtë për të rënë dakord. Deri më tani ka qenë më e vështirë nga sa e imagjinoja", tha presidenti republikan nga Shtëpia e Bardhë.

Deklaratat e presidentit amerikan duket se bien ndesh me atë që zyrtarët e administratës së tij thanë më parë, sipas të cilave Trump tani është në kufirin e durimit të tij dhe Uashingtoni mund të braktisë përpjekjet për të mbyllur një marrëveshje nëse nuk ka përparim të menjëhershëm.

I pyetur në lidhje me njohjen de jure të sovranitetit rus mbi gadishullin e Krimesë që Uashingtoni i propozoi Kievit, Trump nuk e trajtoi këtë çështje drejtpërdrejt, duke thënë se ai nuk dëshiron t'i tregojë "favor" asnjërës palë, por përkundrazi t'i japë fund luftës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI