Flash

Rama: Gabimi i vetëm termi ‘autik’, kërkova ndjesë, çyryk politik të shkosh në kënetë

Lapsi.al 24 April 2025
Rama: Gabimi i vetëm termi ‘autik’, kërkova ndjesë,

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me ndjeksit e tij në rrjetet sociale ka thanë se në gjuhën e tij gjatë fushatës ka gabuar me termin ‘autik’ për të cilën ai kërkoi ndjesë. Sipas tij autizmi politik është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Ndërsa për 'çyryk politik' Rama u shpreh se e përdor për ata që shkojnë në kënetë dhe kush e kupton nuk ndihet i fyer.

"Ka vetëm një gjë që kërkova ndjesë dhe aty ka qenë një gabim krejt pa dashje, ku kam kërkuar ndjesë. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike, nuk është krijuar për të fyer dhe lënduar askënd, mirëpo prej disa kohësh konsiderohet i papërshtatshëm.

Politika dhe beteja politike është dyluftim me mjete paqësore, me fjalë dhe me gjuhën shpatë. Kush nuk e ka gjuhën shpatë nuk duhet të futet në politikë, por kurrë duke cënuar familjen dhe vetë kundërshtarin përtej sarkazmës. Unë nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, kam thënë që gjysmat 56 për qind e grave dhe vajzave, kjo është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që në pasqyrat e kënetës çorodisin miletin, fakti që 56 për qind e grave dhe vajzave janë pjesa më e shëndetshme politikisht. Pse e kam thënë që janë çyryk politikisht, të shkosh në kënetën dhe të mos kuptosh momentin historik, ka një problem shumë të madh. Burrat dibranë që kuptojnë nuk janë fare të fyer.”, tha Rama.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI