Flash

Pedro Pascal kritikon autoren e “Harry Potter”: E neveritshme

Lapsi.al 24 April 2025
Pedro Pascal kritikon autoren e “Harry Potter”: E neveritshme

Pedro Pascal kritikoi ashpër shkrimtaren J.K. Rowling, duke e quajtur një “humbëse e neveritshme”, pasi ajo festoi vendimin e Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar që deklaron se gratë trans nuk konsiderohen ligjërisht gra.

Aktori i njohur nga “The Last of Us” reagoi në Instagram nën një video të aktivistit social Tariq Ra’ouf, i cili e quajti reagimin e Rowling “si diçka që do ta bënte vetë Voldemort”. Pedro komentoi: “M** i neveritshëm është fiks termi i duhur. Sjellje prej HUMBËSE të pështirë.”

Në video, Ra’ouf denoncoi Rowling për atë që e quajti një fushatë të qëllimshme për të mbjellë urrejtje dhe frikë ndaj komunitetit trans, duke theksuar se ajo është “shumë krenare” për rolin e saj në këtë çështje dhe u bëri thirrje ndjekësve të bojkotojnë çdo gjë të lidhur me “Harry Potter”.

“E drejta për të qenë trans është e drejtë njerëzore. Gratë trans janë gra,” theksoi aktivisti, duke i kërkuar publikut të mos mbështesë financiarisht askënd që bashkëpunon me Rowling.”

Pedro Pascal, 50 vjeç, është një përkrahës i fortë i komunitetit LGBTQIA+, sidomos pas daljes publike si trans e motrës së tij, Lux Pascal, në vitin 2021.

Së fundmi, ai u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “Protect the Dolls” në premierën e filmit “Thunderbolts” në Londër – një mesazh solidariteti me gratë trans, ku “dolls” është një term i dashur brenda komunitetit LGBTQIA+.

Nga ana tjetër, Rowling festoi vendimin e gjykatës duke shkruar në X (ish-Twitter): “Mendoj se do të ndez një puro më vonë”, duke e cilësuar vendimin si mbrojtje e të drejtave të grave dhe personave homoseksualë.

Ajo ka qenë prej vitesh në qendër të kritikave për qëndrimet e saj kundër personave trans, duke deklaruar madje se “me kënaqësi do të shkonte në burg për këto bindje”.

Të këshilluara

Zbulohet prezantuesi i BET 2025

Kevin Hart do të presë ndarjen e çmimeve BET 2025, duke shënuar 25 vjetorin e "natës më të madhe të kulturës". "Më pëlqen një festë! Është një shans për të r...

18:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI