Flash

Partizani/ GJKKO do të shpallë sot vendimin për kalimin ose jo të dosjes për gjykim

Lapsi.al 24 April 2025
Partizani/ GJKKO do të shpallë sot vendimin për kalimin ose jo

Vendimi për kalimin ose jo në gjykim për dosjen “Partizani” në GJKKO do të mbahet ditën e nesërme. Seanca mësohet se do të zhvillihet në orën 13:00. Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit.

Në seancën e të mërkurës, GJKKO rrëzoi kërkesën e avokatëve për pavlefshmëri dhe pa përdorshmëri të akteve të dosjes dhe pavlefshmëri të akteve të ekspertimit financiar, për të cilat mbrojtësit ligjor të të pandehurve pretendojnë se janë kryer nga ekspertë të pa licencuar. Në të njëjtën kohë, avokatët e konsiderojnë të paligjshëm vendimin e ndërmjetëm dhe kërkuan kohë të konsultohen me klientët e tyre. Kjo u bë shkak që seanca të shtyhet për të enjten në orën 13 ndërsa avokatët pritet të paraqesin kërkesa paraprake.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI