Flash

Berisha: Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij, Kumbaron dhe Ramën

Lapsi.al 24 April 2025
Berisha: Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Gjirokastër prezantoi programin ekonomik të PD, të cilin e cilësoi të thjeshtë e me dy objektiva. Sipas tij kthimin e parave qytetarëve dhe krijimin e mundësive për të gjithë shqiptarët. Lideri i opozitës gjithashtu premtoi lehtësime të ndjeshme fiskale për bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë rritjen e pragut të TVSH-së. Po ashtu Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama për keqpërdorim të fondeve publike dhe ndarje të pasurive me një rreth të ngushtë.

"Miqtë e mi, ky program është shumë i thjeshtë. Ka dy objektiva. Së pari kthimin e parave atyre që ua merr.

Së dyti, një mundësi për çdo shqiptar. Një mundësi të re për çdo shqiptar. Përndryshe udhëtimi ynë drejt madhështisë që meritojmë është i vështirë. Garantoj cdo biznes të vogël se tavani i TVSH-së do kalojë në 180 mijë euro. Se tavani për tatim fitimin do kalojë në 180 euro. Se hapësira publike do pjesëtohet me 5. Se bashkia nuk do mund vendosë kurrë taksa më shumë se 1 përqind të xhiros.

Se energjia do blihet me 6 lekë dhe jo 18 si sot. Se fatura e ujit do përgjysmohet. Se banka do financojë me kredi të buta të mbuluara nga qeveria investimet në biznesin e vogël. Miqtë e mi, biznesi i vogël është gjenerator punësimi, por ne nuk injorojmë kurrë biznesin e mesëm dhe të madh. Ndaj dhe kemi vendosur të kemi barrën fiskale më të ulët në Europë. Taksa 10 përqind mbi tatim fitimin. TVSH-ja bie në 15 përqind. Vetëm me uljen në 10 përqind të tatim fitimit mbi të ardhurat personale, rrogat mbi minimale rriten automatikisht 13 përqind.

Përveç kësaj, jam për t’u zotuar këtu para jush se rritja e rrogave e pensioneve është një nga qëllimet më madhore gjersa ne të dalim përsëri në krye të vendeve të rajonit për rroga dhe pensione. Ne ishim, do dalim përsëri. Asnjë vend nuk ka pasuritë e Shqipërisë. Ato duhet t’i gëzojnë qytetarët shqiptarë. Këto pasuri duhet të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët shqiptarë. Cili është dallimi i këtij programi me aktualin? Edhe tani, buxheti, u mburr, i rrahu gjoksin Edi Rama, 8 miliardë. 8 miliardë të marra të gjitha nga taksat tuaja. Edhe tani pasuritë ja ku janë. Po çfarë ndodh me to? I ndan një grup i vogël njerëzish, i ndajnë qeveritarët.

Mund të rrish net të tëra t’i rikujtosh, por çdo ditë, çdo orë del një skandal. E morët vesh ju, Tërmeti, 60 milionë euro drejtorëve të vet. 5D e Tiranës. A e dini mor miq çfarë janë 60 milionë euro? U garantoj se po të ishin investuar 60 milionë euro në Gjirokastër, do kishin transformuar në shumë aspekte këtë rreth. Vidhen. Po me kë i ndan Tërmeti? Po Tërmeti natyrisht i ndan me Kumbaron, i ndan me Edi Ramën," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI