Flash

Rama për Dumanin: S’erdhi dje nga materniteti, se linte politika të dëgjohej më parë

Lapsi.al 23 April 2025
Rama për Dumanin: S’erdhi dje nga materniteti, se linte politika

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Skrapar. Rama tha se drejtësia e re në Shqipëri është produkt i vullnetit të hekurt të Partisë Socialiste për një drejtësi të paanashme. Ai tha mes batutas se skraparllinjtë janë specialistë për politikë. Rama vijoi komentet për drejtësinë duke thënë se shpatën ia dha PS dhe se kreu i SPAK Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti por ishte aty dhe më parë.

"Nëse populli shqiptar është njish për politikë, në Skrapar dhe disa pika të tjera janë “specialistë”, d.m.th. sikur unë të vëja gishtin te njëri nga ju, kushdo qoftë, është më i zoti se të gjithë ata analistë që shikoni në televizor në darkë.

Sot, po t’ju pyes: a dini kush është Altin Dumani? Të gjithë e dini. Altin Dumani është një prokuror i ndershëm, me integritet dhe profesionist. Dhe sot e njihni sepse drejton SPAK-un, dhe SPAK-u ka bërë disa goditje që më parë ishin të paimagjinueshme.

Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti, nuk e sollën nga Hëna, ka qenë këtu, prokuror për vite të tëra. Pse nuk i doli emri këtij? Pse nuk thirri ndonjë drejtor policie dje dhe t’i thoshte: “Çfarë problemi ke me ligjin?” Si doli, ishte po ai, po si doli se ai dhe shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë ishin nën pushtetin politik", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI