Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe intervale kthjellimesh

Lapsi.al 23 April 2025
Parashikimi i motit: Vranësira dhe intervale kthjellimesh

Masat ajrore me origjinë veriperëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin e vendit tonë, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të mbizotërohet nga intervale kthjellime. Më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa, gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke lënë zonat bregdetare pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen sërish vlerat maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në bregdetin e Jonit. Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor e për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI