Flash

Momentet e fundit të Papa Françeskut/ Mediat e huaja: U zgjua në orën 6 të mëngjesit

Lapsi.al 23 April 2025
Momentet e fundit të Papa Françeskut/ Mediat e huaja: U zgjua

Papa Françesku ndërroi jetë brenda rreth 30 minutash mëngjesin e së hënës pasi u zgjua nga gjumi në orën 6 të mëngjesit dhe ishte mirë për të paktën një orë. Mediat e huaja shkruajnë se rreth orës 7 të mëngjesit, qendra shëndetësore e Vatikanit mori një telefonatë urgjente nga shtëpia e tij në bujtinën Santa Marta ku kishte zgjedhur të jetonte. Stafi mjekësor vlerësoi ndër të tjera mundësinë e transferimit të Papës në spitalin “Gemelli”, ku ai ishte shtruar për pneumoninë në shkurt dhe mars.

Përveç kësaj, policia e Romës mori një kërkesë urgjente për një shoqërim pas orës 7 të mëngjesit. Megjithatë, gjendja e Françeskut u përkeqësua shpejt dhe kërkesa u anulua. Papa Françesku i bëri shenjë me kokë infermierit të tij personal Massimiliano Strapetti dhe ra në koma. Papa Françesku ndërroi jetë në orën 7:35 në moshën 88-vjeçare.

“Ai nuk vuajti, gjithçka ndodhi shumë shpejt”, thanë dëshmitarët për “Vatican News”, median zyrtare e Selisë së Shenjtë.

“Faleminderit që më ktheve në shesh”, këto ishin fjalët e Papa Françeskut drejtuar infermierit të tij personal, i cili e nxiti të bënte një xhiro të fundit nëpër sheshin e Shën Pjetrit me mjetin e tij special të dielën e Pashkëve. Kjo ishte një nga frazat e fundit të Papës para vdekjes së tij, sipas Vatican News.

Pas bekimit tradicional “Urbi et Orbi” nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa Françesku u shfaq në “Popemobile” në sheshin e Shën Pjetrit, për habinë e mijëra besimtarëve që ishin mbledhur për Pashkë. Para se të fillonte, Françesku e pyeti Massimiliano Strapettin: “A mendon se mund ta bëj?” Strapetti e qetësoi atë. Më pas ai qëndroi në korridoret e sheshit për gati 15 minuta dhe bekoi foshnjat në një atmosferë të ngrohtë, i rrethuar nga truproja të shumtë. Sipas Vatican News, Papa pushoi pasdite në banesën e tij në rezidencën Santa Marta në Vatikan dhe më pas darkoi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI