Flash

FMN rrit parashikimin për ekonominë shqiptare për 2025

Lapsi.al 23 April 2025
FMN rrit parashikimin për ekonominë shqiptare për 2025

Ekonomia globale do të ndikohet nga tensionet në rritje tregtare dhe pasiguria politike. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) global pritet të ngadalësohet në 2.8% në vitin 2025 dhe në 3% në vitin 2026. Kjo sipas Raportit të Përditësuar për Perspektivën Ekonomike Botërore (WEO) të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në nivel rajonal, FMN parashikon një ecuri pozitive për vendet e Ballkanit. Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 3.8% në 2025 nga 3.4% që parashikoheshe në raportin e perspektivës ekonomike të tetorit. Parashikimi për Kosovën mbetet i pandryshuar në 4%, ndërsa parashikon me ulje ekonomitë e tjera në vendet e rajonit. Serbia do të rritet me 3.5%, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut parashikohen të kenë një rritje të ngjashme prej 3.2%. Për Bosnjë-Hercegovinën parashikohet të rritet me 2.8%.

Përshkallëzimi i shpejtë i tensioneve tregtare dhe nivelet jashtëzakonisht të larta të pasigurisë politike pritet të kenë një ndikim të ndjeshëm në aktivitetin ekonomik global, thuhet në raportin e ri. Rishikimi i muajit janar parashikonte një rritje të PBB-së globale prej 3.3% për vitet 2025 dhe 2026. Theksohet se situata ka ndryshuar pasi qeveritë në mbarë botën po ndryshojnë prioritetet e tyre politike. Ndër të tjera, që nga raporti i janarit, një sërë masash të reja tarifore janë shpallur dhe zbatuar nga Shtetet e Bashkuara dhe kundërmasa nga partnerët e saj tregtarë. Kjo kulmoi me vendosjen e tarifave pothuajse universale nga SHBA më 2 prill, duke e çuar nivelin efektiv të tarifave në një nivel që nuk është parë në shekullin e fundit. Vetë kjo është një tronditje e rëndë negative për rritjen ekonomike, sipas FMN-së.

Paparashikueshmëria me të cilën janë zhvilluar këto masa, ndër të tjera, e bën të vështirë parashikimin. Prandaj, FMN e quan rishikimin e prillit një “parashikim referues”, i bazuar në informacionin deri më 4 prill 2025, përfshirë tarifat e 2 prillit dhe reagimet fillestare. Ai shoqërohet edhe me një sërë skenarësh të tjerë për rritjen globale, kryesisht në varësi të ndryshimeve në politikat tregtare.

Për Ukrainën, parashikimi për rritjen e PBB-së për këtë vit është ruajtur në 2%, ndërsa për vitin e ardhshëm është parashikuar në 4.5%. FMN pret që inflacioni bazë global të bjerë më ngadalë sesa pritej në janar, duke arritur në 4.3% në vitin 2025 dhe në 3.6% në vitin 2026.

Më herët, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, kishte theksuar se fragmentimi i sistemit tregtar global ka rritur vëmendjen ndaj çështjeve të sigurisë kombëtare, të cilat favorizojnë prodhimin vendas të mallrave si çeliku, në vend të kostos së tyre – kështu që po rikthehet vetë-mjaftueshmëria./Monitor/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI