Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën

Lapsi.al 23 April 2025
Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme në Tiranë një takim me gra dhe vajza. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë shumë të rëndësishme. Ai theksoi se PD bën mobilizimin maksimal të forcave që ka së bashku me aleatët e saj për një sukses të vërtetë me 11 maj.

Berisha tha se PD ka një listë të mirë kandidatësh në Tiranë dhe se gratë që konkurojnë kanë një identitet të fortë dhe arritje të pamohueshme. Ai shtoi se PD ka një projekt që fillon me paketën e dhembshurisë dhe përfundon me Shqipëria, epiqendër e teknologjive të larta në rajon.

Sipas tij ky program ka pasur një impakt pozitiv. Berisha theksoi se mediat po censurojnë opozitën dhe programin e saj. Ai tha se kjo ndodh në median kombëtare por sipas tij kjo përsëri është e kapërcyeshme.

"Shumë faleminderit Adriana. Një përshëndetje të përzemërt për të gjitha ju këtu, kandidate për deputete për qytetin e Tiranës. Një përshëndetje të përzemërt të gjitha vajzave dhe grave në mbarë Shqipërinë që garojnë për deputete në Kuvend nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Përshëndetje shumë të përzemërt gjithashtu të gjithë stafeve tuaja, që po bëjnë gjithçka për një fitore spektakolare të opozitës shqiptare në këto zgjedhje. Kjo është një garë e fortë. Sistemi e ka transformuar në një garë në njërin aspekt, në një garë që ligjërisht nuk duhej të ishte e tillë. Por padrejtësia ligjore, e sanksionuar, ka bërë që të ndahen në mënyra të ndryshme, të ndahen në dy grupe deputetet.

Por nga ana tjetër kjo është një garë prove shumë e çmuar, shumë e rëndësishme, e cila bën mobilizimin maksimal të forcave që ka PD dhe aleatët e saj për një sukses të vërtetë me 11 maj.

Ne kemi një epërsi të madhe. Lista është lista më e mirë që i është paraqitur ndonjëherë Tiranës dhe Shqipërisë, qoftë kjo e grave dhe vajzave, qoftë kjo e burrave dhe djemve. Ne në këtë garë konkurrojmë me zonja, zonjushe të shquara, në një identitet të fortë, individualitet të vërtetë dhe arritje të pamohueshme. Në këtë aspekt theksoj se nuk kanë pasur ndonjëherë qytetarët e Tiranës një përfaqësi kaq të aftë, kaq të mirë për ta në parlamentin e ardhshëm. Epërsia jonë tjetër e pamohueshme është programi ynë. Ne kemi një program me të cilin me kompetencë të plotë ne u japim përgjigje të gjitha problemeve madhore të krijuara nga keqqeverisja e 12 viteve të asaj që e quan veten rilindje, por në fakt provohet e kundërta. Ne kemi një projekt, projektin e Shqipërisë Madhështore, i cili fillon me paketën e dhembshurisë dhe përfundon me Shqipëria, epiqendër e teknologjive të larta në rajon.

Ky program, siç e shihni, ka pasur një impakt pozitiv dhe në tërësinë e tij as kritikët absurdë, askund nuk ka gjetur refuzim, përkundrazi është pritur mirë. Është pritur me kënaqësi. Është e sigurt që ky program është 100 përqind i realizueshëm. Kjo ka rëndësi të madhe. E them këtu para jush, se në qoftë se në vitin 2005 ne paraqitëm një program, ai kishte të panjohurat e veta. Kurse ky nuk ka të panjohura. Ne kemi modelin e zbatimit të tij 100 përqind. E zbatimit të tij në 100 ditët e para aq sa është zbatuar në 4 vite ndonjë program tjetër më parë. Kështu që ka një rëndësi të jashtëzakonshme ta servirim këtë program. Ne përballemi me vështirësi të shumëllojta, por kur jemi në fushatë elektorale, ajo që është më seriozja, është censura.

Ju, mediat iu censurojnë. Opozitën, katër TVSH-të bis e censurojnë. Këtu nuk merr vesh kush është TVSH është TVSH apo Top-TVSH, pra janë të gjitha një konglomerat kush e kush të censurojë më shumë opozitën dhe kush e kush t’i shërbejë më shumë qeverisë dhe favoreve që ajo u bën. Fjala është kryesisht për mediat kombëtare. Por historia ka treguar se sado e fortë të jetë kjo censurë, përsëri është e kapërcyeshme. Dhe është e kapërcyeshme vetëm me takime me njerëzit. Fushata e fundit e presidentit Donald Trump ka leksionin më të madh të saj, takimin me njerëzit. Ai kishte një censurë të jashtëzakonshme, në tërësi nga të gjitha ato që quhen mainstream media, përveç njërit që ishte i lëkundur. E keni parasysh se kishin vendosur gjigantët e rrjeteve sociale censurën. Dhe atë censurë e kishin kryesisht për Trump," tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI