Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Berisha: Ju garantoj se situata që ekziston në Spitalin Onkologjik do të marrë fund

Lapsi.al 23 April 2025
Berisha: Ju garantoj se situata që ekziston në Spitalin Onkologjik do

Kryetari i PD Sali Berisha, ka shprehur solidaritetin për pacientët që përballen me vështirësitë në Spitalin Onkologjik. Berisha në bashkëbisedimin e tij me qytetarët, ka garantuar se situata tragjike që po ndodh aty do të marrë fund me urgjencë. Berisha shtoi se edhe pse Rama kishte bërë deklarata të forta për situatën, nuk kishte marrë asnjë masë konkrete për të ndryshuar gjendjen, duke e cilësuar këtë si një krim ndaj njerëzimit.

"Zoti Shurdhi, së pari njëherë u shpreh solidaritetin tim më të madh. Dhe ju garantoj që situata që nuk ka të përshkruar në rrafshin njerëzor dhe rrafshin shkencor, që ekziston në Spitalin Onkologjik, do të marrë fund me urgjencë. Edi Rama katër muaj më parë, pasi u njoh se bëri se bëri sikur nuk e njihte situatën, deklaroi se ato janë krime kundër njerëzimit. Por fakti se edhe para 4 muajsh, Edi Rama që disponon buxhetin 8 miliardë euro, nuk mori asnjë masë për asnjë ndryshim, tregon se kryeautori i këtyre krimeve është vetë ai, se paratë për ju vidhen. Se vjedhja e parave të ilaçeve tuaja, ka zhdukur çdo ndjenjë njerëzore tek këta zyrtarë, të cilët hedhin valle mbi fatkeqësinë tuaj, të cilët pasurohen si shushunja me paratë e ilaçeve që vjedhin nga ju," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI