Flash

Vrasja e Gjovalin Prendit/E bija: Autorët janë të tjerë, nuk lidhen me Vis Martinaj

Lapsi.al 22 April 2025
Vrasja e Gjovalin Prendit/E bija: Autorët janë të tjerë, nuk

“Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës.

Ky është apeli i familjes Prendi drejtuar autoriteteve.

Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve.

Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim.

“Ne nuk kemi marrë asnjë kërcënim, babai im jetonte i lirë, dilte në rrugë se thoshte nuk i kam hyrë në hak njeriu”, tha ajo.

Një orë pas këtij krimi në tiranë ndodhi një atentat me 4 të plagosur që u dyshua se në shënjestër ishte bashkëshortja e Sidorel Prendit, por për familjen ky ishte një dyshim i pabazë pasi e veja e tij në ato momente ndodhej në Lezhë por kjo zhurmë ka lënë shenjë tek fëmijët e vegjël.

“Kemi fëmijë që janë të terrorizuar, kanë frikë të shkojnë në shkollë, thonë do na vrasin edhe ne si gjyshin dhe për ne kjo është e tmerrshme”, tha e bija e viktimës.

Policia ka hedhur dyshimet se vrasja e Gjovalin Prendit lidhet me të shkuarën e të birit Sidorel Prendi i cili sipas bluve megjithëse jo zyrtarisht dyshohet për krime të ndryshme si atentati ndaj Brilant Martinajt, vrasja e Gentjan Bejtes etj, por familja ka një tjetër version dhe flet me emra për autorët.

“Çdo gjë nisi nga një konflikt banal për një femër. Rivali i vetëm është Ardian Gjeloshi, i biri Klajd Gjeloshi dhe aleatët e tyre. Ata janë organizatorët e vrasjes së babait dhe vëllait tim. I kam deponuar edhe në polici”, tha ajo.

E motra e Sidorel Prendit alias Rohan Brahimit mohon kategorikisht që i vëllai të jetë përfshirë në vrasjen e Brilant Martinit apo në krime të tjera të ndodhura vitet e fundit pasi ai në këtë kohë nuk ka qenë në Shqipëri. Viola Prendi pranon që i vëllai kishte njohje me Ervis Martinajn, por kurrsesi nuk ishte kundërshtar i tij.

“Vëllai im nuk ishte kundërshtar i Martinajt. Ka marrë një telefonatë nga ai, u revoltua. Ka ik e ka takuar dhe është kthyer po atë darkë. Nuk është dhunuar siç thonë. Ka ardhur, kemi vijuar darkën.”, u shpreh ajo./tch

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI