Flash

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Trupi i pajetë i palestinezes Rayyan Alwan tërhiqet nga familjarët

Lapsi.al 22 April 2025
Trupi i pajetë i palestinezes Rayyan Alwan tërhiqet nga

Familjarët kanë tërhequr nga morgu trupin e palestinezes, Rayyan Alwan, e cila u vra me thikë nga babai i saj, me këtë të fundit që është shpallur në kërkim policor. Ka qenë tezja e 24 vjeçares, e cila ka tërhequr trupin, 2 muaj pas vrasjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin shkurt në një banesë që ata kishin marre me qira në kryeqytet. Pas krimit të rëndë, babai i 24 vjeçares, Fadi Alwan është larguar nga Shqipëria ndërsa ende nuk është gjurmuar nga autoritetet.

Motivet e ngjarjes mbeten edhe të paqarta. Nga hetimet e kryera, personi i fundit me të cilin ka komunikuar e reja është i dashuri i saj,të cilin e ka njohur në Gjermani. Mësohet se ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayyan.

Miqtë e 24-vjeçares kanë rrëfyer së fundmi shkakun që sipas tyre i ati i saj e ekzekutoi me thikë të renë. Në një intervistë për News 24 thanë se nëna e Rayan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte. Sipas tyre nëna e 24-vjeçares ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën.

Ata kanë shpjeguar se prindërit e 24-vjeçares kanë inskenuar gjithçka duket menduar se nëse vrasja do të kryhej në Shqipëri, atëherë miqtë e saj nuk do të zbulonin të vërtetën.

Ndërkohë më herët ishte raportuar se jeta që bënte viktima pas divorcit ishte kundërshtuar nga babai i saj, Fadi Alwan, i cili i mori edhe jetën duke e qëlluar me thikë për vdekje.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI