Flash

Rama: Opozita, më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej

Lapsi.al 22 April 2025
Rama: Opozita, më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'Sy" ka ironizuar opozitën. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ata nuk dinë të bëjnë opozitë. Sipas tij ai mund ta bëjë 1 mijë herë më mirë opozitën sesa ata.

Rama shtoi se opozita di vetëm të vetëshkatërrohen dhe të pengojnë sa të munden Shqipërinë. Ai theksoi se në zgjedhjet e 11 majit opozita do të marrë rezultatin më të keq që nga viti 1997.

"Nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1 mijë herë më mirë se këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë jetën njerëzve. Prandaj më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej," tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI