Flash

Policia gjen katër turistët çekë të bllokuar në "Shpellën e Pëllumbasit"

Lapsi.al 22 April 2025
Policia gjen katër turistët çekë të bllokuar në

Policia ka shpëtuar katër turistë çek të cilët mbetën të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Sipas policisë turistët e bllokuar ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Detaje nga policia: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 4 turistëve çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët çek kanë falenderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën dhe profesionalizimin e treguar.

Policia e Tiranës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI