Flash

Minierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen të mbyllen

Lapsi.al 22 April 2025
Minierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen

Sektori minerar po përballet si një pjesë e mirë e industrive në vend me mungesën e fuqisë punëtore kjo akoma edhe më e theksuar për këtë sektor duke pasur parasysh rajonet ku zhvillohet aktiviteti.

Raporti i Inspektoratit Qendror, që referohet kontrolleve të bëra nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), vë theksin në faktin se tashmë disa subjekte po mbyllin aktivitetin kurse punësimet po bëhen në një moshë të madhe dhe pa eksperiencë.

“Problematikat e hasura në subjektet minerare, janë problematika të cilat vazhdojnë ndër vite dhe sa po vinë e po thellohen akoma më shumë, si: Mungesa e fuqisë punëtore, një problem që konstatohet pothuajse në të gjitha subjektet minerare dhe sa vjen e po behet akoma me i mprehtë. Kjo ka sjellë mbylljen e disa subjekteve dhe reduktim të aktivitet tek pjesa tjetër. Punëmarrësit janë të detyruar të punësojnë punonjës me moshë të madhe dhe pa eksperiencë pune në miniera, gjë që rrit riskun në punë” thuhet në raport.

Nga ana tjetër dokumenti qartëson se nuk bëhet fjalë më vetëm për minatorë të thjeshtë por për një mungesë edhe të specialistëve pasi edhe në universitete nuk po diplomohen të rinj duke e bërë panoramën e sektorit pesimist.

“Mungesa e drejtuesve teknik është përsëri një problem që po bëhet akoma më shumë i ndjeshëm. Mungesa e daljes së specialisteve të rinj nga universiteti politeknik, po sjell një perspektivë të zymtë për industrinë minerare në vendin tone” thuhet në raport.

Lidhur me problematikat është konstatuar gjithashtu se pengesa që kanë shumë subjekte sipërfaqësore për fillimin apo vazhdimin e punimeve mbasi janë penguar prej strukturave të pushtetit vendor për heqjen e sipërfaqes së lejes së dhënë për shfrytëzim nga fondi pyjor e kullosor.

Gjatë vitit 2024, AKSEM ka programuar 626 inspektime dhe ka realizuar 642 inspektime , nga të cilat 622 inspektim janë të programuara dhe 20 inspektime jashtë programi, pra rreth 3 %./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI