Flash

Figo e kurthi për presidentin e Real, e pyet live për teknikun: reagim nervoz i Perez

Lapsi.al 22 April 2025
Figo e kurthi për presidentin e Real, e pyet live për teknikun: reagim
Luis Figo i ka ngritur një kurth presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, në lidhje me teknikun Carlo Ancelotti. Ish-futbollisti i “los blancos” u përpoq ta surprizonte drejtpërdrejt atë që dikur ishte presidenti i tij, duke e pyetur për të ardhmen e trajnerit, i cili është në qendër të zërave për një shkarkim pas eliminimit nga Champions League nga ana e Arsenal. Florentino nuk e priti mirë dhe e mbylli shpejt e me nervozizëm episodin.

Figo i ngre një kurth Florentino Perez

E gjithë ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së Laureus Awards, pra Oskarët e sportit. Në tapetin e kuq, Figo – ish-yll i Sportingut, Barcelonës, Real Madrid dhe Inter – shkëmbeu disa fjalë me gazetarët e pranishëm, duke u ndalur edhe te e ardhmja e madrilenëve. Teksa po ngacmohej për shkak të dijenisë së tij mbi çështjet e brendshme të Real, Figo u përgjigj duke përfshirë në bisedë vetë protagonistin kryesor të kësaj çështjeje, pra presidentin Florentino Perez.

Figo e pyetja e sikletshme për Perez

“Shiko, po vjen presidenti, mund t’ia bëni atij pyetjen”, tha portugezi përpara kamerave, përpara se t’i drejtohej ish-presidentit të tij, i cili priste thjesht një përshëndetje të rastësishme drejtpërdrejt. Kur iu afrua, fillimisht një përkulje dhe pastaj tentativa për “t’i vërë shkelmin” nga Figo: “President, po më pyesin për Ancelottin”, tha ai pas një përshëndetjeje të përzemërt. Perez dha përshtypjen se nuk e priti mirë pyetjen nga ish-lojtari i tij dhe në fakt shmangu temën me këto fjalë: “Ky është Luis Figo, për ata që nuk e njihnin.” Dhe më pas shpejtoi të largohej. Vijon kështu “heshtja” mbi këtë çështje, pasi menjëherë pas eliminimit nisën të qarkullonin zëra për një ndarje të mundshme me Carlo Ancelottin përpara fundit të sezonit. Vetë presidenti, mesa duket, e ka kuptuar se dhoma e zhveshjes ka humbur disi besimin ndaj trajnerit italian, me marrëdhënien që tashmë është krisur pas harmonisë totale që kishte në të kaluarën. Për momentin asgjë nuk është konfirmuar, edhe pse ndjesia është se ndarja mund të ndodhë në fund të sezonit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI