Flash

Berisha-nëpunësve: Shkoni në takimet e Ramës se iu heqin nga puna, por mos i votoni

Lapsi.al 22 April 2025
Berisha-nëpunësve: Shkoni në takimet e Ramës se iu heqin nga

Kreu i PD-së Sali Berisha, u ka bërë thirrje nëpunësve të shtetit që më 11 maj të mos votojnë për Partinë Socialiste.

Berisha bëri thirrje që nëpunësit e shtetit të shkojnë në takimet e Ramës, sepse përndryshe i heqin nga puna, por votën të mos ia japin socialistëve.

Ju e shihni, Edvin… ti themi burreci dy metra e gjatë, memja e gjallë apo Edvin Batuta, zhvillon takime me zyrtarë të sjellë me detyrim në takime. Kam një mesazh për ata, në emër tuaj. Ju nënpunësit e këtij shteti, që zbatoni ligjin, jeni dhe do të mbeteni njerëz të respektuar.

Ndaj edhe thirrja ime për ju është; në takime nuk keni çfarë bëni, do shkoni se ju pushojnë nga puna, por votën mos ia jepni. Votoni për vëllezërit dhe motrat tuaja, për dinjitetin tuaj. Votoni që më 11 maj të shkojë atje ku e meriton." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI