Flash

Vdekja e Papa Françeskut, Rama në Kavajë: Të mbajmë një minutë heshtje

Lapsi.al 21 April 2025
Vdekja e Papa Françeskut, Rama në Kavajë: Të mbajmë

Kryeministri Edi Rama është njoftuar ditën e sotme gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kavajë për vdekjen e Papa Françeskut. Rama u shpreh se Ati i Shenjtë zgjodhi të vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë. Ai e cilësoi si një Papë ndryshe nga të tjerët, ndërsa kërkoi nga të pranishmët ta nderojnë me një minutë heshtje dhe njoftoi mbylljen e takimit.

“Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazh me arqipeshkvin dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Ai zgjodhi ta vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë. Në Shqipëri kaloi ditë që e konsideroi të paharrueshme. Tha që Shqipëria kishte vëllazëri fetare. Ishte Papë ndryshe nga të tjerët, kam mirëkuptimin tuaj ta nderojmë me një minutë heshtje dhe ta mbyllim këtu takimin. ”, theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI