Flash

Ukraina dhe Rusia akuza ndaj njëra-tjetrës për shkelje të armëpushimit

Lapsi.al 21 April 2025
Ukraina dhe Rusia akuza ndaj njëra-tjetrës për shkelje të

Megjithë armëpushimin 30-orësh për Pashkët, që shpalli presidenti rus Vladimir Putin, Ukrania dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme të vazhdueshme.

Pavarësisht armëpushimit të Pashkëve të shpallur nga Moska, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në platformën X se mëngjesin e së dielës ka pasur bombardime dhe luftime të vazhdueshme nga pala ruse.

Forcat e armatosura të Ukrainës raportuan për 59 goditje me granata nga pala ruse si dhe për pesë tentativa për sulme përgjatë vijës së frontit. Po ashtu njoftohet se Rusia po përdor përsëri dronë.

“Ne e dimë shumë mirë se si manipulon Moska dhe jemi të përgatitur për çdo gjë”, tha presidenti Zelensky.

“Çdo goditjeje ruse do t’i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme”, shtoi Zelenksy, sipas të cilit fjalëve të Moskës nuk mund t’u besohet.

Megjithatë presidenti ukrainas pranoi: “Në disa zona situata është qetësuar”.

“30 ditë do t’i jepnin paqes një shans”

Presidenti ukrainas deklaroi njëkohësisht se Ukraina nga e saj është e gatshme të respektojë armëpushimin.

“Nëse Rusia është tani papritur e gatshme të angazhohet vërtet për një heshtje të plotë dhe të pakushtëzuar (të armëve), Ukraina do të veprojë në përputhje me rrethanat”, shkroi Zelensky në X.

Ai propozoi gjithashtu zgjatjen e armëpushimit përtej së dielës së Pashkëve.

“30 ditë do t’i jepnin paqes një shans”, shkroi Zelensky.

Për miliona ukrainas, Pashka është “një nga festat më të rëndësishme”, shtoi Zelensky në video-mesazhin e tij me rastin e Pashkëve.

“Dhe miliona ukrainas do të shkojnë në kishë”, shtoi ai.

Por që nga viti 2022 Rusia ka “shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 600 kisha dhe vende kulti”.

Rusia akuzon Ukrainën për shkeljen e armëpushimit

Nga ana tjetër Rusia i akuzoi forcat e armatosura ukrainase se kanë shkelur armëpushimin dhe kanë vazhduar sulmet, ndër të tjera në rajonin Donetskut.

Gjatë natës së të dielës kishte dhjetëra sulme me dron nga pala ukrainase, po sulmet u zmbrapsën, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.

“Si rezultat ka të vdekur dhe të lënduar në radhët e popullatës civile dhe dëmtime të ndërtesave civile”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Informacioni i dhënë nga palët ndërluftuese nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI