Flash

Papa Françesku ndërroi jetë një ditë pas Pashkëve, reagon Vatikani

Lapsi.al 21 April 2025
Papa Françesku ndërroi jetë një ditë pas

Bota mbarë përballet sot me lajmin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut.

Një figurë e dashur dhe frymëzuese, ai u bë simbol i përulësisë, dashurisë dhe shërbimit ndaj më të varfërve e më të harruarve. Jeta e tij ishte një dëshmi e gjallë e vlerave të Ungjillit, dhe largimi i tij lë pas një boshllëk të madh, por edhe një trashëgimi shprese dhe besimi që do të jetojë në zemrat e miliona njerëzve.

Vatikani ka reaguar vetëm pak minuta pasi lajmi u bë i ditur për të gjithë botën ku shpreheh, 'Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit, i cili e gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri'.

Deklarata:

“Më të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit, i cili e gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut në dashurinë e pafundme të mëshirshme të Zotit Një dhe Triuni.”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI