Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

“Mos del keq me shefin”, përgjimet e SPAK që “fundosën” shefat e Policisë Rrugore

Lapsi.al 21 April 2025
“Mos del keq me shefin”, përgjimet e SPAK që

Publikohet një pjesë nga dosja dhe disa prej përgjimeve që çuan në pranga oficerët e policisë rrugore.

Për oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, i ndaluar me iniciativë të SPAK për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, me vlerën e 2 mijë eurove, u caktua masa “arrest me burg”.

Ndërkohë shefi i komisariatit rrugor Roven Zeka dhe shefi i OPGJ-ve Sokol Novaku, të ndaluar gjithashtu, dalin të martën para Gjykatës së Posaçme.

Euronews mëson se SPAK po kryente përgjime në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kur në rrjetën e transkriptimit të komunikimeve u evidentuan biseda lidhur me një ryshfet prej 2 mijë eurosh për lehtësimin e pozitës së shtetases Anisa Vrioni, e cila kishte shkaktuar një aksident.

Në aktet e dorëzuara në Gjykatën e Posaçme, SPAK nënvizon se bashkëshorti i Anisës, Ergest Vrioni, ka komunikuar me oficerin e policisë Edison Tabaku, me të cilin kishte njohje të mëparshme.

Ai ka paguar shumën e parave prej 2 mijë eurosh me qëllim që të mos arrestojnë bashkëshorten e tij.

Sipas materialeve të dorëzuara në GJKKO, SPAK thotë se nga të dhënat e përftuara nga komunikimet telefonike rezulton se Vrioni ka kërkuar para tek persona të ndryshëm për t’ia dhënë oficerit të policisë gjyqësore.

Shuma është dhënë pranë banesës së punonjësit të policisë rrugore, në orët e vona të natës, duke shtuar se janë administruar dhe pamje filmike, i tha SPAK gjykatës.

Prokuroria e Posaçme nënvizon gjithashtu se nga këqyrja e aparatit të telefonit të personit nën hetim Edison Tabaku, rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij eprorë, Sokol Novaku dhe Roven Zeka.

Nga komunikimet që ai ka me personin nën hetim Sokol Novaku, rezulton se i ka bërë me dije atij se personi “ka vetëm një njëshe dhe nëse pret puna deri të nesërmen, se sa ka ardhur nga Ksamili dhe se e ka shok”.

Ai i thotë “ok” dhe se “mos del keq me shefin”, sipas dyshimeve të SPAK.

Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, SPAK evidenton se të tre oficerët e dyshuar për korrupsion janë transferuar në kryeqytet nga strukturat e policisë Elbasan, ku kanë shërbyer më parë, shkruan euronews.

SPAK thotë se në banesën e OPGJ-së Edison Tabaku janë gjetur dhe 2.5 milion lekë dhe 26 mijë euro, ndërsa shefat e tij kanë mohuar dijeninë mbi veprimet e vartësit, duke deklaruar para agjentëve të BKH-së se për rastin janë zbatuar procedurat standarde dhe për shkaktuesen e aksidentit janë referuar materialet në prokurori, duke u hetuar në gjendje të lirë.

Nga aksidenti i ndodhur më 16 prill, në spital janë paraqitur 5 persona të lënduar lehtë, të cilët pasi kanë kryer kontrollet e nevojshme janë larguar për në banesë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI