Flash

Dërgohen në diasporë mbi 245 mijë zarfe me fletë votimi, 8400 mbërrijnë në KQZ

Lapsi.al 21 April 2025
Dërgohen në diasporë mbi 245 mijë zarfe me fletë

Mbi 245 mijë zarfe me fletë votimi janë dërguar në diasporë deri më tani. Sipas të dhënave të përditësuara në faqen online të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, theksohet se deri më tani nga të gjitha zarfet e dërguara janë marrë nga emigrantët 58,128 zarfe gjithsej. Ndërkohë që në të dhëna shihet se deri më tani në Shqipëri janë rikthyer 8,401 zarfe.

Numri më i madh i fletëve të votimit të shpërndara i përket qarkut të Tiranës me 51.520, Fierit 31.752, Elbasanit 25.022, Durrësit 24.872 e më pas në qarqe të tjera. Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 89 723 zarfe, në Greqi 67 165, në Gjermani 25 062, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 274, në Mbretërinë e Bashkuar 16 913. Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Të këshilluara

Besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkën

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët. Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse kanë organizuar meshat tradicionale për besimtarët të cilët luten dhe ndez...

23:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI